Vetitë e qepës janë të njohura për shëndetin, ndaj këshillohet që të konsumohet rregullisht. Por nëse vetitë antibakteriale dhe kurative janë të njohura, ka një tjetër veti të saj të cilën nuk e njihni. Kështu nga sot bëni mirë që të lini një kokërr qepe të qëruar në dhomë, sidomos në stinën e dimrit. Kjo pasi një kokërr qepë në dhomë arrin që të thitë të gjitha bakteret duke mbrojtur shëndetin tuaj. Në këtë mënyrë parandalohen sëmundjet dhe virozat e dimrit. Këshillohet që një kokërr qepë të mos mbahet më shumë se 24 orë, ndërsa më tej vendosni një tjetër.