Mos pirja e mjaftueshme e ujit mund të çojë në dehidratim dhe si pasojë në një sërë problemesh të tjera shëndetësore. Studime të ndryshme rekomandojnë konsumimin e ujit të ngrohtë, pasi ka përfitime të shumta për organizimin.
Konsumimi i tij ndihmon që muskujt të qetësohen dhe zvogëlon dhimbjet. Kështu që nëse keni dhimbje të muskujve në përgjithësi, pirja e ujit të ngrohtë sjell lehtësimin e dhimbjes. Çon në humbjen e peshës.
Uji i ngrohtë lufton gripin e zakonshëm dhe të ftohtin. Ndihmon në përmirësimin e tretjes. Vështirësia më e madhe për konsumimin e ujit të ngrohtë është gjatë verës, por rekomandohet që pavarësisht kësaj të mos shmanget konsumimi i tij.