Mishi i shpendëve, kryesisht i pulës, përmban një numër relativisht të vogël të acideve të ngopura yndyrore, të cilat mund të shkaktojnë rritjen e vlerave të kolesterolit të keq në gjak. Pjesa më e madhe e yndyrave gjenden në lëkurë, e cila hiqet lehtë, para ose pas përgatitjes. Vitamina A, e cila gjendet në mëlçinë e pulës, është një mikronutrient i rëndësishëm për qelizat e lëkurës dhe qelizat (leukocitet) që marrin pjesë në luftën kundër baktereve patogjene. Në mëlçinë e shpendëve gjendet edhe vitamina shumë e rëndësishme B12, të cilin e gjejmë vetëm në produktet që janë bërë me pjesëmarrjen e qelizave të shpendëve. Vitamina B5 ndikon pozitivisht në reduktimin e stresit, ndërsa vitamina B5 kontribuon për uljen e rrezikut të sulmit në zemër.
PSE MISHI I SHPENDËVE
Mishi i shpendëve, i cili më shpesh konsumohet, është mishi i pulës. Është një përbërës i zakonshëm i shumë recetave, sepse është e shijshëm, i thjeshtë për përgatitjen, i gjithanshëm në kuzhinë dhe mund të përgatitet në mënyra të ndryshme, qoftë individualisht apo në kombinim me ushqime të tjera, siç janë drithërat, perimet dhe pemët. Me shijen e tij të ëmbël dhe cilësinë e barabartë ai u jep adhuruesve të ushqimit mundësi për të krijuar shije të ndryshme interesante. Por edhe pse ajo ofron një shije të pasur në cilindo vakt, ai përshtatet në mënyrë të përkryer me rekomandimet për të pasur jetë të shëndetshme. Para së gjithash, për shkak se ai është i pasur me proteina, përmban sasi të mëdha të hekurit, vitamina të grupit B, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e sistemit nervor dhe të lëkurës, e po ashtu përmban edhe sasi të caktuara diskrete të mineralit zink që është i domosdoshëm për zhvillimin dhe funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Së bashku me zinkun, mishi i shpendëve është i pasur me fosfor dhe kalcium, që janë të mira për shëndetin e kockave.
E VËRTETA E MISHIT TË SHPENDËVE
Për të reduktuar yndyrat dhe kaloritë para zierjes apo pjekjes, duhet të hiqni lëkurën nga shpendët. Shpendët kanë një membranë të hollë ndërmjet lëkurës dhe trupit për t’u mbajtur lagështia në mish, e për të mbajtur jashtë mishit. Pra, lirisht mund ta heqim lëkurën nga mishi pasi mishi do të përgatitet, sepse në këtë mënyrë do të marrim një shije të lëngshme me më pak yndyra. Është e rëndësishme që të zgjidhet një pjesë e mishit të shpendëve me më pak sasi të kolesterolit. Mishi i pulës nuk rrit kolesterolin në gjak, sepse përmban një nivel të ulët të yndyrave të ngopura, kështu që nuk ka nevojë për të zgjedhur pjesë në aspektin e përmbajtjes së yndyrave. Patat dhe rosat kanë një sasi të rritur të yndyrave dhe duhet të kihet kujdes nëse konsumohen shpesh.
VETËM MISHI I BARDHË I SHPENDËVE ËSHTË I SHËNDETSHËM
Mishi i bardhë përmban më pak yndyra dhe kalori në krahasim me pjesët e tjera të mishit, por edhe pjesët e tjera kanë shumë më pak yndyra se sa mishi i kuq. Është e rëndësishme të dihet se pjesët e tjera të mishit të shpendëve, si dhe kofshët e pulës dhe të gjeldetit kanë më shumë hekur se sa mishi i bardhë. Dhjetë përfitimet shëndetësore të mishit të shpendëve, që konsumohet më së shpeshti në botë:
- Përqindja e lartë e albuminave
Albuminat e mishit të pulës ndikojnë ne rritjen dhe zhvillimin e muskujve dhe ndihmojnë për të mbajtur një peshë të shëndetshme të trupit.
- Anti-depresivi natyror
Mish i pulës , përmban një nivel të lartë të aminoacideve, që quhen triptofan. Triptofani rrit nivelin e serotoninës, hormoni i ashtuquajtur i lumturisë dhe kënaqësisë në tru. Serotonina përmirëson disponimin, zvogëlon stresin dhe përmirëson gjumin,
- Parandalon humbjen e masës së kockave
Ndihmon në luftën kundër humbjes së masës së eshtrave falë albuminave.
- Mish pule për zemër të shëndetshme
Homocisteina është një aminoacid, niveli i rritur i të cilit në trup mund të shkaktojë sëmundje kardiovaskulare. Fatmirësisht, gjokset e pulës ulin dhe kontrollojnë nivelin e homocisteinës.
- I pasur me fosfor
Mishi i pulës është i pasur me fosfor, që është një mineral esencial për mbajtjen e dhëmbëve dhe kockave të shëndetshme, si dhe për veshkat, mëlçinë dhe funksionin e sistemit nervor qendror. Për këtë shkak, mishi i pulës konsiderohet si mish të cilin fëmijët dhe personat e moshuar duhet shumë shpesh ta konsumojnë shumë shpesh.
- I pasur me selen
Mishi i pulës është i pasur me selen, që është një mineral esencial dhe antioksidant, i cili merr pjesë në procesin e metabolizmit – me fjalë të tjera, kontrollon punën e gjëndrës tiroide, hormonet, metabolizmin dhe sistemin imunitar. Seleni është i rëndësishëm për parandalimin e kancerit, sepse ai përmban një substancë të njohur si glutationë peroksidase, të cilën e fitojmë nga albuminat.
- Përforcuesi i metabolizmit
Vitamina B6 (ose vitaminat B-komples) nxit reagimet enzimatike dhe metabolike të qelizave (është një procesi i njohur si metilacion), që do të thotë se në qoftë se hamë mish pule i mbajmë të shëndetshme enët tona të gjakut, do të kemi një nivel të lartë të energjisë, kurse metabolizmi më shpejt do t’i djegë kaloritë, kështu që ne mund të mbajmë peshën e shëndetshme te trupit dhe të jemi aktiv.
- I pasur me niacin
Mishi i pulës është i pasur me niacin ose vitaminë B3, e cila mbron nga kanceri dhe format e tjera gjenetike (ADN) të dëmtimeve. Niacini është treguar si një masë shumë efektive parandaluese kundër rënies njohëse për shkak të moshës. Sipas revistës “Zhurnali i Neurologjisë” (Journal of Neurologji), me konsumimin e rregullt të ushqimeve që përmbajnë një përqindje të lartë të niancinit, siç është mishi i pulës, mund të mbrohet truri nga sëmundja e Alzheimerit.
- Ruan shëndetin e syve
Mishi i pulës përmban një nivel të larta të retinolit, alfa dhe beta-karotenit dhe likopenit.Te gjitha këto janë në grupin e vitaminës A, që janë shume të rëndësishme për sy të shëndetshëm.
- I domosdoshëm për rritjen e indit të shëndetshëm
Shumica prej nesh kanë probleme me buzët e plasaritura, plagë në gjuhë apo lëkurë të thatë në muajt e dimrit. Për t’i zgjidhur me sukses këto probleme, na ndihmon riboflavini (vitamina B2), e cila gjendet në mëlçinë e pulës.