Pse duhet të konsumoni bajame

24

Frutat e thata janë të pasura më shumë vlera ushqyese. Konsumimi i tyre ndihmon në eleminimin e urisë, trajton problemet me flokët dhe lëkurën. Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se kur jeni të uritur në mes të dy vakteve dhe po kërkoni diçka për të ngrënë, duhet të merrni parasysh të konsumoni bajame sepse ato përmirësojnë shëndetin kardiovaskular.

Studimi është kryer në Britaninë e Madhe dhe u arrit në përfundimin se konsumimi i bajameve ul rrezikun për t’u prekur nga problemet e ndryshme të zemrës. Studimi u botua në “European Journal of Nutrition” dhe ekspertët u shprehën se ata që hanë bajame rregullisht  kanë një perimetër më të ulët të belit dhe një indeks të ulët të masës trupore.

“Ky studim tregon se konsumimi i bajameve është i dobishëm për shëndetin e zemrës sepse ul nivelet e kolesterolit të keq dhe përmirëson shëndetin e arterieve”, shprehet një prej ekspertëve. Sipas studimit, konsumimi i bajameve ul dëshirën e individëve për të konsumuar ushqime me yndyrë të lartë.

Comments are closed.