Këndimi gjatë dushit sjell shumë përfitime shëndetësore, thotë Dr Graham Welch nga Universiteti i Londrës.
Njerëzit që këndojnë në dush e rrisin ndjenjën e sigurisë dhe relaksimit. E tërë kjo ndodh gjatë përcjelljes së ujit të ngrohtë përmes trupit, nxehtësisë, avullit të ujit, akustikës dhe hapësirës që ndodhen.
Këndimi në dush spontanisht ndikon në konsumimin tuaj më të mirë të oksigjenit në gjak, si dhe në funksionimin e organeve tjera.
Në kuptimin psikologjik, këndimi është i dobishëm, sepse ul nivelin e stresit përmes sistemit endokrin që lidhet me mirëqenien emocionale.