Pse dhe si flirtojnë me femrat e tjera meshkujt e martuar?!

Njohjet në rrjetet sociale janë mjaft të rrezikshme, pasi asnjëherë nuk mund të njihesh një njeri pa e takuar nga afër. Facebook, Instagram apo rrjetet të tjera sociale, të japin lirinë të mashtrosh për moshën, fytyrën, gjininë apo edhe statusin tënd social.

Pikërisht nga kjo gjë, meshkujt e martuar priren të flirtojnë me femra të tjera në rrjetet sociale, pasi lirisht mund të shtiren si beqarë, dhe ti nuk ke nga ta dish. Por çfarë i shtyn këto meshkuj të kërkojnë një femër tjetër, kur kanë një familje të kompletuar?!

“Your Tango” shkruan se sipas ekspertëve të dashurisë, këta meshkuj kanë shumë arsye që bëjnë veprimë të tilla.

1. Kur kërkojnë për dashurinë

Ka raste kur pavarsisht familjes që kanë krijuar meshkujt nuk kanë njohur ende dashurinë. Gruaja e tyre mund të jetë një femër shumë e kompletuar por nuk përcjell tek ai ndjenjat e forta.

2. Kur kërkojnë biseda erotike

Mund të themi që kjo është një nga arsyet më të shumta. Meshkujt priren të shkruajnë në orët e vona për këtë arsye dhe nuk është se u ke bërë ti përshtypje por thjesht fakti që je online. Në shumicën e rasteve, nuk takohen me atë që flasin, por çdo gjë është në imagjinatën e tyre, ideja që nga ana tjetër është një femër.

3. Dëshira për t’u larguar nga rutina e lidhjes

Kur një mashkull gjendet në mes të një monotonie nuk priret të ulet dhe të flasë me bashkëshorten por që të ‘zbrazet’ diku tjetër. Ata zgjedhin mënyrën më të lehtë, nga telefoni i tyre, pa u lodhur fare për t’u hequr dikush që nuk janë dhe askush mos t’i zbulojë.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com