Pse Banka Popullore i diskriminon shqiptarët?!

81

Nga katërmbëdhjetë Drejtoritë e Bankës Popullore, asnjë Drejtori nuk udhëhiqet nga një funksionar shqiptar! Ky është tregues i qartë për udhëheqjen tuaj të bazuar në urrejtjen, stereotipat, dhe paragjykimet e juaja për popullin shqiptarë. Mënyra se si e udhëhiqni – shtyllën e katërt të pushtetit – pra pushtetin financiar, është e turpshme dhe çnjerëzore. Kjo nuk i shërben as nderit të Bankës Popullore, as të Shtetit. Kuvendi e ka fajin!

Nga Shaqir ISLAMI

Javën e kaluar, Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska kishte dhënë intervista: për radion australiane “SBS” dhe për e-magazinën “Antoris”. Ajos hprehte miradije për diasporën e Maqedonisë së Veriut, për remitancat që i dërguakan kurbetçinjtë në vendin tonë. Ajo thotë: “remitancat nga mërgimtarët dhe personat me punë të përkohshme jashtë vendit janë të rëndësishëm për ekonominë e vendit”. “Nga remitancat e gurbetqarëve dobi kanë si banorët e vendit ashtu edhe ekonomia e vendit”.Pos tjerash, cek se, “remitancat kanë rëndësi makroekonomike, duke e rritur potencialin (fuqinë) devizor të ekonomisë sonë”.

Më tej, ajo pranon se: “Remitancat janë burim i rëndësishëm i mjeteve (parave)në llogarinë (hesapin) rrjedhëse të bilancit (kandarit) të pagesave dhe kontribuojnë në ruajtjen e deficitit të ulët të llogarisë rrjedhëse”. Në fund,përmend sasinë e parave që vijnë përmes kanaleve të kontrolluara në vendin tonë: “Sipas vlerësimeve tona që bëhen sipas metodologjisë së harmonizuar me Fondin Monetarë Ndërkombëtarë (FMN) vlera e përgjithshme e remitancave qysh nga viti 2009, e tejkalon një miliardë euro në vit, gjegjësisht, e marrë me mesataren, arrin rreth 16 % të Prodhimit Vendorë Bruto (PVB)”. Këto fragmente i lexova në gazetën “Koha”, e Enjte, 6 Gusht, pra, janë të dhëna taze nga vet goja e Guvernatores së Bankës Popullore Angellovska-Bezhoska.

Për hir të lexuesve, ta qartësojmë shprehjen‘remitancë’ në gjuhën bankare. Mjafton fjalor i Cambridge-it: https://dictionary.cambridge.org/dictionary/english/remittance. Shpjegimin e shprehjen ‘remittance’, që e bën Ky Fjalor shprehjen ‘remittance’ e shpjegon kështu “an amount of money that you send to someone”, në shqipe tingëllon: “një sasi parash që i dërgon dikujt”, dhe merr një shembull të thjeshtë : “She sends a small remittance home toher parents each month”, që e përshtatur në gjuhën shqipe thotë: çdo muaj,ajo u dërgon një sasi të hollash prindërve të saj”.

Pra – ta shprehim popullorçe – remitancat janë paratë që na i dërgojnë kurbetçinjtë. Ja, thjeshtë dhe qartë! Pasi lexova pohimet e Guvernatores së Bankës Popullore,unë dua ti parashtroj disa pyetje dhe t’i përcjell shqetësimet, brengat dhe zemëratën e shumë qytetarëve. Meqë,sasia e madhe e remitancave që na ardhkan në vend, dërgohen nga shqiptarët, të cilat na qenkan “të dobishme dhe të domosdoshme” për vendin; unë i parashtroj pyetje publike: Zonja guvernatore, pse dhe me ç’drejtë i diskriminoni shqiptarët?!

Banka Popullore, nuk është një barakë familjare e trashëguar nga gjyshja apo daja juaj! Bankën Popullore e themelon Kuvendi: Ju emëron dhe shkarkon. Pra, ndoshta s’e keni të qartë, Banka Popullore është pronë publike, jo familjare. Prandaj, jeni të obliguar të silleni sipas ligjeve dhe rregulloreve që i miraton ai Kuvend;dhe jo, sipas tekave personale. Çdo funksionar/e publik/e nazet, stereotipat dhe paragjykimet e veta mund t’i shpreh në shtëpi, mëhallë, dhe jo kur ushtron funksion publik; vetëm për shkak se paguheni nga paratë e tatimpaguesve,edhe nga remitancat e kurbetçinjve.

Përgjegjësia shoqërore dhe institucionale është edhe respektim i ligjeve që i sjell Kuvendi, i cili ju ka emëruar Guevernatore të Bankës Popullore. Kuvendi ka sjell dhe miratuar Ligjin për Zbatimin e Gjuhëve, të cilin ju obligoheni ta zbatoni Bankën Popullore. Ju, i bëni bisht Ligjit me obstruksione, dhe fyeni dhe zemëroni një shumicë që i dërgon “remitancat e nevojshme dhe të dobishme për shtetin dhe ekonominë tonë”.

Sot, në shekullin 21, diskriminimi etno-racist qortohet dhe dënohet moralisht dhe materialisht. Mjerisht, Banka Popullore nuk është institucion i fundit dhe i vetëm që i diskriminon shqiptarët! Ju zonja Guvernatore e Bankës Popullore, nuk diskriminoni vetëm të drejtën e përdorimit të gjuhës amtare, ju diskriminoni edhe të drejtën e shanseve të barabarta për punësim dhe ushtrimin e funksionit udhëheqës në institucionin që kryesoni.

Nga katërmbëdhjetë Drejtoritë e Bankës Popullore, asnjë Drejtori nuk udhëhiqet nga një funksionar shqiptar! Ky është tregues i qartë për udhëheqjen tuaj të bazuar në urrejtjen, stereotipat, dhe paragjykimet e juaja për popullin shqiptarë. Mënyra se si e udhëhiqni – shtyllën e katërt të pushtetit – pra pushtetin financiar, është e turpshme dhe çnjerëzore. Kjo nuk i shërben as nderit të Bankës Popullore, as të Shtetit. Kuvendi e ka fajin!

Dukuria e diskriminimit e njollos shtetin tonë – sidomos – tani, kur duhet të hapen kapitujt për anëtarësim në BE.

(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës KOHA)

Comments are closed.