AI ËSHTË KUNDËR IMIGRIMIT. Ky 31 vjeçar ka premtuar se do të mbyllë rutat migruese për në Evropë. Përpiqet për heqjen e favoreve për refugjatë të cilët nuk kanë jetuar të paktën pesë vjet në Austri.
PËRKRAH POLITIKËN ANTIMYSLIMANE. Ka thënë se myslimanëve në Austri duhet lejuar Kuranin vetëm në gjuhën gjermane të cilin do ta miratonte Qeveria. Kurz, përcjell Al Jazeera, po ashtu përkrah ndalimin e bartjes së burkas. Ky vendim u mor nga Parlamenti austriak në muajin shtator.
E LËVIZI PARTINË E VET DJATHTAS. Kurz e e ribrendoi Partinë Popullore dhe e zvogëloi hendekun ndërmjet saj dhe të djathtës ekstreme. Është akuzuar se idetë e fushatës i mori nga Partia e Lirisë të cilën e kishin krijuar ish-nazistë në vitet e pesëdhjeta të shekullit të shkuar.
DO TË MUND TË BASHKËPUNONTE ME PARTINË E LIRISË. Rezultatet preliminare thonë se partia e Sebastian Kurz ka fituar 31 për qind. Shumëkush pret që Partia Popullore të bëjë koalicion me nacionalistët e populistët.