Pse Ali Ahmeti është lideri i vetëm i sigurt ndër shqiptarët?

Nga Berat BUZHALA

Prej krejt politikanëve shqiptare, që për momentin kanë pozita të nalta shtetërore në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni, qiky Berat Buzhala notat maksimale ia jep veç Ali Ahmetit.

Ka luftu në dy luftera, ama kur fol për patriotizëm, është më modest se Rama, Kurti e Abazoviçi, që kurr në jetën e vet një fishek në drejtim të armikut qitë nuk e kanë.

Advertisements

E ka dëshmu me jetën e vet se çka është lufta, se çka është Jugosllavia, Serbia e Maqedonia, se ai vet ka qëndru në mal, ama një fjalë të keqe për Amerikën kurrë nuk e ka folë, përkundrazi, asnjë veprim politik nuk e ka ndërmarrë pa u koordinu. Është trim, prandaj është modest. Ia jep hakun Amerikës, se kurrkush ma mirë se ai nuk e din çka do me thanë me luftu e me u çliru.

Kur i dëgjon njeri këta tre tjerët, të vjen me vjellë. Në Oda të burrave flasin si Mic Sokola, në sallone ndërkombëtare si Zhizheku. E në fakt nuk janë as njëri e as tjetri.

Ali Ahmetin e kemi dëgjuar edhe në përgjime kur ka rënë, krejtesisht normal, tuj i ardhë keq pse do ish shokë të tij janë fut në mal pa sakicë. Edhe në atë situatë është mundu me ju ndihmu, ani pse qëllimet e tyre ishin edhe kundër tij.

A e keni pa qysh u jep hapësirë te rinjve të partisë? I bën ministra të jashtëm e të brendshëm, i bën kryetare kuvendesh, e çka jo tjeter. Pastaj, dalin disa që ia kthejnë shpinën, e kërcënojnë me shantazhe, ama Aliu është aty stoik. Nuk lëkundet, nuk dorëzohet e as nuk nënshtrohet. Sigurisht ka gabime.

Ali Ahmeti nuk është egomanjak. Nuk lypë pozitë personale shtetërore, prandaj ai po vazhdon me fitu në Maqedoni tash e një dekadë e kusur, e duke e avansu pozitën shqiptare atje, qashtu, hap pas hapi, nga një milimiter nga një milimetër.

As Ali Ahmeti nuk është perfekt, mirëpo papërsosshmëria e tij e bën perfekt. Është një burrë shqiptar, që e ka justifiku jetën e vet në të gjitha drejtimet. Pjesë e organizimeve ilegale për dy dekada, pjesë e luftërave për 3-4 vjet, i përndjekur nga regjimet e kaluara për tri dekada, e kur ulesh me fol me të, të flet i barabartë, të flet urtë e butë, e pa karaxhozllëk.

Ali Ahmeti i ka pa dhe i ka ba të gjitha, kurse edhe më tutje kur merr vendimet atë gjë e bën me kujdes të madh, që mos me dalë prej linjës proamerikane. Kqyri këta tjeret?

Ai i gjati e ka korruptu edhe FBI’në, për me i goditë opozitën. Ky i joni, bashkë me do halabakë rreth vetes, po sillet si një fëmijë që ka hy në bylyk, edhe që i doket vetja që nuk ka kush që i del perpara. “I kena 51 pelqind”, bërtasin. T’mbushet mendja, sipas tonit të tyre, që e ka 51 perqind të votës së krejt planetit, e jo 51 perqind të 900 mijë votave.

Ai në Mal të Zi, një mediokër dhe sharllatan i pashoq, në njanen anë e shfajëson Serbinë edhe prej gjenocidit në Srebrenicë, e avanson Kishën Ortodokse serbe, e në anën tjetër fol kundër Asociacionit në Kosovë, kishe prej pozitave patriotike.

Mytuni more.

Horra.