Uashington, 1 mars – SHBA-ja e mban të drejtën, nëse është e nevojshme, për të sanksionuar princin e kurorës saudit Mohammed bin Salman për përfshirjen e tij në vrasjen e gazetarit saudit Xhamal Kashogi, deklaroi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Xhen Psaki.
“Sigurisht që e mbajmë të drejtën që të ndërmarrim çfarëdo qoftë aktiviteti në kohë dhe në mënyrën që do ta zgjedhim”, tha Psaki në një konferencë të rregullt të Shtëpisë së Bardhë.
Ajo shtoi se, historikisht, SHBA-ja, nën udhëheqjen edhe të presidentëve demokratë dhe atyre republikanë, në përgjithësi nuk i kanë sanksionuar udhëheqësit e vendeve me të cilat kanë marrëdhënie diplomatike.
Presidenti amerikan, Xho Bajden të shtunën deklaroi se administrata e tij të hënën do të japë një deklaratë për Arabinë Saudite, pas një raporti të inteligjencës amerikane që konfirmon se princi i kurorës, Bin Salman kishte miratuar vrasjen e Kashogit.