Shkup, 3 prill – Kryetari i Lëvzijes BESA, Bilall Kasami, i ka uruar mirëseardhje profesoreshës nga Kërçova, Lulzime Lutfiu Kadriu. Profesoresha e shkencave pedagogjike, ka thënë Bilalli, vjenë nga një fushë profesionale dhe akademike, ndërsa me kontributin e saj që do të jep në Lëvizjen BESA, do të jetë në të mirën e përgjithshme të shoqërisë. “Figurat e larta intelektuale dhe akademike, vetëm më shumë po e forcojnë Lëvizjen”, është shprehur kryetari i BESËS.
Ndryshe, dr. Lulzime Lutfiu Kadriu ka lindur në Zhubrinë të Kërçovës. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Kërçovë,ndërsa është diplomuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, në Fakultetin Filozofik – Instituti i Pedagogjisë, në Shkup. Aktualisht, profesoresha Kadriu është ligjëruese në USHT – Fakulteti Filozofik.