Një grua është arrestuar pasi ka provuar ta ndihmojë të dashurin e saj të arratiset nga burgu me anë të një valixheje. Antonieta Robles Saouda, 25, kishte provuar ta lironte të dashurin e saj duke e futur në valixhen që kishte marrë gjatë vizitës në burg. Ajo është kapur nga policia teksa po e ngrehte valixhen e rëndë. Ndërsa vajza të cilën e kishte marrë me vete është dërguar nën kujdesin e shtetit.