Shkup, 26 shkurt – Pas dënimeve drakonike që ditën e martë morën të akuzuarit e rastit “Monstra”, dje mijëra qytetarë nën moton “Drejtësi dhe Liri” protestuan duke kundërshtuar ashpër vendimet për burg të përjetshëm. Por ndryshe nga protesta e kaluar, kjo protestë kaloi me disa incidente, ndërsa të njëjtat filluan kur forca të shumta policore – kishin rrethuar qendrën tregtare Mavrovësja dhe nuk i lejuan protestuesit të drejtohen drejt Qeverisë, aty ku ishte e paraparë të lexohej mesazhi i protestës.
Familjari i të dënuarve i rastit “Monstra”, Bedri Ajdari i bëri thirrje kordonit policorë të tërhiqen me qëllim të zhvillohet protesta e qetë para Qeverisë. Njëherësh, para protestuesve, Ajdari tha se ky kordon është provokim nga ana e Qeverisë me qëllim që të shkaktohen incidente me protestuesit. “Lëshojeni rrugën që të marshojmë qetë ashtu siç kemi planifikuar dhe siç na ka hije”, apeloi Ajdari.
Protestuesit iu dhanë ultimatum forcave policore që pas 10 minutave të tërhiqen, por të njëjtët nuk iu përgjigjën thirrjeve dhe më pas pasoi eskalimi i situatës, gjegjësisht protestuesit u revoltuan dhe filluan të gjuajnë me gurë dhe gjëra tjera drejt policëve, në të cilën një polic mbeti i lënduar… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)