Në çdo sezon ka gjithmonë polemika në lidhje me stadiumin ku duhet të zhvillohet finalja e Kupës së Mbretit dhe sezoni 2016/17 nuk do të jetë ndryshe nga ata të mëparshmit. Barcelona është kualifikuar në finale, pasi ka eliminuar Atletico Madrid në gjysmëfinale. “Santiago Bernabeu” është një stadium ku katalanasit do të luanin me shumë dëshirë. Është impianti me kapacitetin më të madh. Alternativa është stadiumi tjetër i kryeqytetit spanjoll. Bëhet fjalë për “Vicente Calderon” të Atletico Madrid, skuadra e sapo eliminuar nga Messi me shokë.
Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë, duke parë se ky impiant do të prishet në fundin e këtij sezoni, me “Colchoneros” që do të transferohen tek stadiumi i ri “Estadio Wanda-Metropolitano”. “Klubi ynë po përgatit dokumentacionin dhe shpresojmë që finalja të zhvillohet këtu”, ka thënë presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, muajin e kaluar, para se skuadra e tij të eliminohej në gjysmëfinale nga Barcelona. Ndoshta ky fakt mund ta ketë bërë të ndryshojë mendim.
Provokimi i Barçës, kërkon “Bernabeun” për finalen e madhe
Leave a comment