Problemi më i madh i prindërve të sotëm me fëmijët është padyshim telefoni i mençur, ose qe njihet ndryshe si smartphone. Shumë prej tyre i mësojnë vetë që të vegjël fëmijët të rrinë para ekranit të telefonit për të parë filmat vizatimor të preferuar, e më pas kur rriten, nuk dinë më si të ua heqin nga duart. Por, këtu vjen një eksperiencë e një nëne nga Cornwall, e cila do të ndajë rrëfimin e saj me prindërit e tjerë. Ajo thotë se ka mbetur e befasuar nga sjellja dhe ndryshimi i të birit, pasi ajo vendosi dhe zbatoi faktin që i biri duhet të qëndronte larg telefonave të mençur. Karly Tophill tha se pasi i imponoi të birit adoleshent një ndalim njëvjeçar për të përdorur iPhone, ishte tronditur nga ndryshimi në sjelljen e tij. Brenda gjashtë javësh ajo tha se Dylan 13 vjeçar dukej i lumtur, shumë “llafazan” dhe më energjik, kishte rezultate më të mira me detyrat e shtëpisë në shkollë, dhe madje dilte edhe vullnetar për të ndihmuar nënën në punët e shtëpisë. Tani Karly, është duke inkurajuar me eksperiencën e saj prindërit e tjerë, për të future në sirtar të paktën për një ditë në javë telefonin dhe të shohin nëse do të kenë përfitime të ngjashme. Dylan më parë harxhonte dy orë duke luajtur lojëra në telefon dhe nëna e tij tha se ai ishte i shqetësuar, nxitonte për të bërë shpejt detyrat e shtëpisë dhe për t’u kthyer përsëri në media sociale.