Omer XHAFERI
Shkup, 17 shkurt – Udhëheqjen dhe drejtimin e Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publike(AGJPP), në të ardhmen do të mund ta bëjnë gjykatës nga Gjykata Kushtetuese apo ndonjë gjykatës nga Gjykatat ndërkombëtare, shkruan gazeta KOHA. Ndryshimi i Ligjit për akademinë e gjykatave dhe prokurorëve publike, dispozitat e të cilët për momentin janë në shqyrtim publik, synojnë zgjerimin e rrethit të gjykatësve dhe prokurorëve që mund të konkurrojnë në thirrjet publike për drejtor apo zëvendës drejtor të akademisë në fjalë.
Përmbajtja aktuale e nenit 20 të këtij Ligji, konkretisht paragrafi 5, parasheh se për drejtor të Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publike, apo zëvendësdrejtor të emërohet person i cili më së paku tetë vjet ka punuar si gjyqtar ose prokuror publik, respektivisht ai duhet të ketë aftësi të larta profesionale dhe rezultat nga puna e tij.
Kriter shtesë i cili duhet të plotësohet për këtë pozitë, aktualisht është dhënia e provimit për drejtor dhe njohje e një gjuhe të huaj nga Bashkimi Evropian. Kështu që këto kushte ligjore të parapara deri më tani, me plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik, nuk do të vlejnë në të ardhmen.
Ndryshimet e fundit të ligjit të fjalë, siç thuhet në arsyetimin e propozim Ligjit të ri për akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publike, u realizuan në vitin 2015 dhe të njëjtat vendosen kritere të reja për zgjedhjen e drejtorit të akademisë, anëtarëve të Këshillit drejtues dhe anëtarëve të Këshillit programor.
Dhënia e provimit elektronik nga ana e drejtorit të Akademisë për gjykatës dhe prokuror publike, si dhe të anëtarëve të dy Këshillave që funksionojnë brenda këtij institucione, ndonëse u parapanë në ndryshimet e vitit 2015, ato deri më tani vetëm se e kanë krijuar pengesa në funksionimin e kësaj akademie. Kësisoj me miratimin e këtyre ndryshime nga ane Kuvendit, drejtori i Akademisë dhe anëtarët e Këshillave nuk do të duhet t’ju nënshtrohen testeve të kësaj natyre.”Këto dispozita duhet të shfuqizohen, pasi që është vërtetuar se të njëjtat gjatë tre viteve të kaluar, nuk kanë arritur të përfshihen dhe zbatohen. Në këtë drejtim është vënë në pikëpyetje legjitimiteti dhe funksionimi i Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publik, gjegjësisht zbatimi i ligjit aktual. Ndikimi demotivues i procedurës së komplikuar të cilën e parasheh ligjit dhe dhënia e provimit elektronik për postet e apostrofuara, paraqet pengesën më të madhe që ligji aktual nuk është zbatuar siç duhet”, thuhet në arsyetimin e Propozim –Ligjit për akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik
Krahas këtyre ndryshimeve, plotësim i kësaj kornize ligjore, po ashtu parasheh edhe shfuqizimin e kriterit për njohjen e gjuhës së huaj, nga ana e ligjëruesve në Akademinë për gjykatës dhe prokuror publik. Ky kusht ligjor i deritanishëm, largohet për shkak se trajtimet dhe ligjëratat në Akademi realizohen në gjuhën maqedonase, gjegjësisht pjesa dërmuese e trajtuesve të shquar nuk janë paraqiture në konkurset e tilla, vetëm se nuk kam pasur njohur të ndonjë gjuhe të huaj. Mes tjerash, zgjedhja e organeve drejtuese të Akademisë, të cilët nuk janë realizuar për tre vite të plota, siç thuhet në këtë propozim ligj, do të bëhen më së voni për tre muaj, pasi që dispozitat e reja të hynë në fuqi. (koha.mk)