Paris, 17 korrik – Qeveria franceze në Këshillin e sotëm ministror e ka rishikuar Propozim- ligjin për ratifikim të Protokollit nga marrëveshja Veritalantike për aderim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga ministri i Evropës dhe për Punë të Jashtme, bën të ditur korrespondenti i MIA-s në Paris.
“Hyrja në fuqi e protokollit drejt marrëveshjes Veriatlantike për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut do t’i mundësojë këtij shteti të bëhet anëtare e 30-të e Aleancës Veriatlantike ku 29 vendet anëtare të NATO-s do të informojnë se kanë ratifikuar protokollin”, thuhet në komunikatën e Qeverisë franceze.
Inkuadrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do ta forcojë sigurinë në rajon dhe të alaencës si tërësi, thuhet më tej.
Pastaj nga Qeveria franceze theksohet se “Franca do të mbetet e kujdesshme lidhur me parimet kryesore të procesit të zgjerimit të NATO-s që janë vlerësim i meritave vetanake të shteteve kandidate dhe kontributit të tyre në sferën euroatlantike të sigurisë”.
Pas paraqitjes së Propozim- ligjit në Këshillin ministror, i njëjti hyn në procedurë parlamentare ku do të duhet të votohet nga Kuvendi nacional dhe Senati.