Protokoll për hyrje të diplomatëve të huaj dhe familjarëve të tyre në vend

14

Shkup, 8 prill – Qeveria në seancën e sotme e pranoi Protokollin për  hyrje të diplomatëve të huaj të akredituar në vend dhe anëtarët e familjeve të tyre. Sipas rekomandimeve të shtabit  koordinues kryesor, ambasadorët  gjatë hyrjes në shtet duhet të qëndrojnë në vetizolim të obligueshëm të kontrolluar.

Njëherit nga vendimi për vërtetim të orarit të punës në Qeveri, ministritë dhe organet tjera shtetërore, janë përjashtuar të punësuarit  në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtorinë Doganore, me qëllim  që orari i punës  për të punësuarit  në këto institucione të jetë tetë orë,  ndërsa  kompensimi  për punën e kryer jashtë orarit  të paguhet  sipas tetë orëve të kaluara në punë.

Në seancën e fundit të Shtabit kryesor koordinues të krizave për sigurim të koordinimit të tërësishëm  të aktiviteteve për parandalim  të futjes dhe përhapjes  është sjellur edhe konkluzion që institucionet  kompetente  ta shqyrtojnë mundësinë  për personat  të cilët duhet të kthehen  nga Republika e Italisë përmes fluturimit humanitar, të  vazhdohet afati  prej 14 ditëve për karantinë të obligueshme shtetërore së paku 21 ditë. Personat duhet të akomodohen në një objekt i cili do të jetë  nën kontroll të përhershëm  mjekësor dhe të sigurisë.

Sipas rekomandimeve, Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit,  duhet të konfirmojnë listë dhe numër të punonjësve shëndetësor të cilët duhet të përdorin transport për në punë  në ndërrimin e tretë dhe të katërt, me qëllim që të vendoset  transport i organizuar  në pika të caktuara nga ana e NQP-së.(koha.mk)

Comments are closed.