Uashington, 4 qershor– Në Mineapolis sot u mbajt përkujtimi i parë për nder të afroamerikanit Xhorxh Fllojd, vdekja e të cilit provokoi protesta masive përgjatë gjithë vendit, me kërkesa për reforma gjyqësore dhe të sistemit.
Përkujtimin për të afërmit dhe miqtë e të ndjerit do ta udhëheq ish aktivisti për të drejtat e njeriut, pastori Al Sharpton.
“E kujtojmë listën e gjatë të atyre të cilët janë vrarë në mënyrë të pafalshme nga organet e sigurisë për shkak të standardeve të dyfishta, fanatizmit dhe racizmit”, shkroi Sharpton në rrjetet sociale para se ta fillojnë përkujtimin.
Ai shtoi se po ndërmerren masa që të arrihet drejtësia dhe sundimi i së drejtës.
Protestuesit përgjatë vendit e përshëndetën vendimin e prokurorisë së Minesotës që të akuzojë edhe tre nëpunës të policisë të cilët kishin marrë pjesë në arrestimin e Fllojdit.
Protestat në shumë qytete të SHBA-së dje kaluan kryesisht në atmosferë të qetë.