Një makinë është djegur në protestën e opozitës në Tiranë. Makina që është përfshirë nga flakët mediat në Shqipëri raportuan se i përket një punonjëse të policisë, shkruan Alsat M, transmeton gazeta Koha.
Makina është djegur pranë Kuvendit të Shqipërisë.
Policia përdori gazin lotsjellës dhe ujin me presion për të mbajtur larg nga selia e parlamentit protestuesit e opozitës.