Paris, 2 janar – Policia në Paris me gaz lotsjellës i ka dëbuar protestuesit nga selia e partisë së presidentit francez Emanuel Makron, të cilët edhe mëtej protestojnë kundër propozimit të tij për reforma pensionale.
Lideri i partisë Republika përpara, Stanislav Guerini e dënoi ngjarjen që në tuiter e përshkroi si “tentim për hyrjen e protestueseve të radikalizuar” në zyrën e partisë.
Policia nuk konfirmoi çfarë ka ndodhur saktë në selinë e paritë. Gjatë protestave të paparalajmëruara janë arrestuar tre persona.
Makron në fjalimin televiziv drejtuar kombit tha se pret që kryeministri Eduard Filip të gjen kompromis me sindikatat dhe grupet punuese të cilët e duan këtë, kur bëhet fjalë për reformë pensionale.
Shefi i njërës prej sindikatave më të fuqishme CGT, Filipe Martinez para dy ditëve i bëri thirrje “popullit francez të mobilizohet dhe të protestojë”.
Protestat të cilat sot janë të 29 me radhë janë më të gjatat në vend nga viti 1968.(koha.mk)