Gjatë ndeshjes mes Copenhagen dhe Brondbyt në Danimarkë, tifozët hodhën në fushë minj të ngordhur. Pikërisht kur Ludwig Augustinsson po përgatitej ta ekzekutonte një korner, tifozët e ekipit të Brondbyt hodhën në fushë, pranë pikës prej nga ekzekutohet korneri së paku 3 minj të ngordhur. Copenhagen dhe Brondby janë rivalë të mëdhenj të Superligës së futbollit danez dhe rivaliteti mes tyre është i ashpër.