Shkup, 24 shkurt– Përmbaruesit në emër të Kompanisë energjetike EVN-së, urgjentisht të largohen dhe për një afat sa më shpejtë të bëhet liberalizimi i tregut të energjisë elektrike. Kjo ishte njëra prej shumë kërkesave, të cilat rreth 200 qytetarë të Shkupit, të premten të organizuar në mënyrë spontane përmes rrjeteve sociale, realizon një protestë paqësore përpara punktit të pagesës së EVN-së, në lagjen Butel të Shkupit.
Duke synuar përmbushjen e kërkesave, para protestuesve foli Arian Thaçi, anëtar i Këshillit organizativ të protestave për qytetin e Shkupit, i cili deklaroi se protestat e tyre do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. ”Ne sot jemi mbledhur për ta shprehur pakënaqësi tonë kundrejt Kompanisë energjetike EVN-ë, e cila i ka future duar në xhepat e qytetarëve dhe e njëjta ndikon në varfërinë më të madhe të popullatës dhe qytetarëve të Shkupit. Për ne e papranueshme është që fatura mujore e rrymës në vendin tonë të jetë dyfishë më e lartë se rroga mesatare e një qytetari”, theksoi Thaçi.
Në mesin kërkesave tjera, të cili anëtarët e këtij këshilli ia drejtoi njërit prej drejtorëve të EVN-së, Lirim Sulejmanit, ishin edhe ulja e vlerës së faturave mujore e cila përllogaritën pikërisht nga kjo kompani. Arsyetim e EVN-së, se fajin nuk qëndron tek ata pot e dikush tjetër për drejtuesit e Këshillit të protestave aspak nuk janë relevante. Sipas tyre të hollat e tyre për çdo muaj i paguajnë në xhirollogari të kësaj kompanie. Po ashtu, në listën e kërkesave të tyre qëndronte edhe apeli për largimin e pagesave shtesë të cilët kjo kompani ua kërkon qytetarëve, gjegjësisht ata prej drejtorit Sulejmani, kanë kërkuar faljen e borxheve kategorive të rrezikuara të qytetarëve, në veçanti atyre familjeve që kanë mundësi ta sigurojnë ekzistencën e lë më të paguajnë një fatura marramendëse.
Gjithashtu pjesë e kërkesave ishte që qytetarët të cilat kanë borxh dhe të cilat janë të gatshëm të paguajnë medoemos t’ju hiqen kamatat. Njëkohësisht qytetarët e tubuar, duke e shprehur revoltën e tyre ndaj kësaj kompanie, thanë se vite me radhë kjo kompani i vjedh dhe i shantazhon, ndërsa në mungesë të institucioneve të mirëfillta, ata nuk kanë ku t’i drejtojnë ankesat e tyre. Brenda dhjetë ditëve, drejtuesit e EVN-së duhet të prononcohet lidhur me kërkesat të cilat ky këshill i dorëzoi të premten. Në ndërkohë, në rast të mos pranimit të kërkesave të tyre, ata thanë se nuk e dinë se s’i do të rrjedhën protesta e ardhme, e cila pritet të jetë më masovike. (O.XH)