Shën Petersburgun, 8 tetor – Tre rusë të rinj janë dënuar në Shën Petërburg nga 10 deri në 15 ditë burg për pjesëmarrje në protestat e djeshme kundër presidentit Vlladimir Putin në ditëlindjen e tij.
Andrej Graf dënohet me 15 ditë burg, ndërsa Ivan Rubcov dhe Vlad Ivanço me 10 ditë burg për thyerjen e rregullave për organizimin e tubimeve publike.
Më 7 tetor, kur Putini e festoi ditëlindjen e 66-të, një grup i vogël i aktivistëve, midis të cilëve ishin tre të dënuar, kaloi në qendrën e vendlindjes së presidentit me një tabelë me mbishkrimin: “Ju urojmë shumë vite në burg!”.
Një grup tjetër vendosi tabelë në një urë të qytetit, ku shkruante “Shën Petërburgu kundër Putinit”.
Gjatë ditës së djeshme policia arrestoi edhe aktivistë të tjerë, të cilët morën pjesë në aksionet e protestës, por shumica janë liruar.