Tiranë, 15 qershor – Opozita e bashkuar shqiptare sot paralajmëroi se “protestën e ardhshme të nëntë me radhë do ta mbajë të premten më 21 qershor në orën 20:00. Vedimi është sjellur në mbledhjen e Kryesisë së forcës më të madhe opozitare në vend, Partia Demokratike me kryetarët e degëve partiake dhe deputetët e saj të cilët u tërhoqën nga mandatet e deputetëve.
“(Kryeministri shqiptar) Edi Rama na shpalli luftë. Duhet t’i mbrojmë vendin, qytetarët dhe Kushtetutën. E drejta jonë është të përgjigjemi me çdo çmim dhe me ç’farëdo lloj mjeti. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Ajo është krim, veçanërisht në kushte të vendimit të presidentit”, potencoi lideri partiak Lulzim Basha në mbledhje.
Ai shtoi se strukturat partiake gjithmonë mbajnë takime me qytetarët të cilëve u sqarohet se “Rama kryen grusht shtet”. Duke informuar për protestën e re, sekretari për Çështje juridike të Partisë Demokratike, Çlirim Gjata deklaroi se “organizatorët e protestës mezi i mbajnë qytetarët të mos dalin në protestë çdo ditë”. Partitë e koalicionit qeveritar vazhdojnë me fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale që ishin parashikuar për më 30 qershor edhe krahas asaj që presidenti shiptar Ilir Meta i anuloi.
Rama porositi se edhe krahas vendimit të Metës, zgjedhje do të ketë më 30 qershor dhe opozita nuk do të mund t’i ndalë.