Pesëdhjetë përkrahës të iniciativës “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” rreth njëzetë minuta e kanë bllokuar rrugën që çon deri te Qendra dimërore tek teleferiku në Tetovë. Në këtë mënyrë ata e kanë shprehur pakënaqësinë e siç thonë, “pasigurisë, paqëndrueshmërisë, investimet e harruara dhe shkatërrimit të një nga qendrat më të njohura rekreative të ish Jugosllavisë nga vetë strukturat lokale dhe shtetërore.
Sipas përfaqësuesit të nismës, Ambdi Sulejmani këto ditë në pah është shkatërrimi i resursit më potencial ekonomik në Maqedoni me çka është bërë dhe lejuar vetëm për shkak të politikave të këqija ekonomike të të gjitha institucioneve kompetente.
“Qendra turistike ka kapacitet për 110 kilometra terren skijimi, por vetëm 12 kilometra të potencialit ne i përdorim. Treguesit vjetor ekonomik thonë se Qendra fqinje turistike kanë pasur qarkullim në miliona, ndërsa Kodra e Diellit me të cilën menaxhon ELEM, kundrejt kësaj ka miliona humbje vjetore”, ka thënë Sulejmani.
Ai ka ngritur më shumë kërkesa për tejkalimin e problemit.
Ndërkohë, sipas anëtarëve të iniciativës për shpëtim të Kodrës së Diellit, vlerësimi i tyre është se qasja demokratike dhe institucionale për zgjidhjen e kësaj çështje nuk është produktiv, me çka kanë vendosur se nuk do të marrin pjesë në takime me institucionet e lartpërmendura. Ata insistojnë se mënyra e vetme është të dërgohet ultimatum deri te Qeveria dhe kryeministri të vijnë në vendin e ngjarjes dhe të binden për menaxhimin e keq të Kodrës së Diellit nga ana e ELEM-it.