Para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në të njëjtën kohë me mbajtjen e seancës plenare, mbahet edhe protesta kundër ndryshimeve kushtetuese, në organizim të “Maqedonia Bllokon”.
Strasho Onçev nga shoqata “Makedonium” tha se agjenda të cilën e punojnë në Kuvend nuk është maqedonase dhe se i kanë disa kërkesa të cilat sot do t’i porosisin nga protesta.
“Kjo që ndodh në Kuvend sot është uzurpim klasik i asaj që do të thotë maqedonizëm. Deputetët menjëherë ta braktisin Kuvendin. Zaev të japë dorëheqje, deputetët e VMRO -DPMNE-së t’i bashkohen popullit”, tha Onçev.
Organizatorët informuan se herët në mëngjes derisa janë përgatitur për protestën u është shkyçur energjia elektrike me ç’rast janë detyruar të blejnë gjenerator. Para Kuvendit në bulevard janë vendosur barrikada të dyfishta, ndërsa janë vënë re forca të shumta policore rreth Parlamentit