Shkup, 15 tetor 2018 – Një grup më i vogël i qytetarëve sot para Kuvendit të RM-së protestojnë kundër ndryshimit të Kushtetutës dhe të emrit të shtetit.
Të pranishmit me transparente “nuk ju votuam ta ndryshoni emrin, dorëheqje…” kërkojnë deputetët të mos i mbështesin ndryshimet e propozuara kushtetuese.
Komunikacioni para Kuvendit të Maqedonisë është i bllokuar, ndërsa protestuesit kanë vendosur tendë në rrugën para Parlamentit.
Para Kuvendit mund të vërehen edhe forca të shtuara policore.
Për momentin në Kuvendin e Maqedonisë në vijim është seanca në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës është propozimi për qasjen drejt ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.