Disa dhjetëra persona u tubuan në Tajms Skuer në Nju-Jork, ku u zhveshën lakuriq dhe i ngjyrosën trupat e tyre në shenjë proteste kundër përçarjeve në botë.
Manifestimin e organizoi artisti Endi Golub, i cili u bë i famshëm me pikturimin e trupave të njerëzve.
Golub organizoi protesta të ngjashme në Tajms Skuer edhe gjatë viteve të kaluara.
Në protestën e mbrëmshme Golub deklaroi se sot jetojnë në një “botë shumë të ndarë”, duke shtuar se njerëzit duhet ta kuptojnë se kanë shumë më shumë ngjashmëri se sa dallime.