Protestë në Kërçovë kundër deponisë së paligjshme në zgafellat e REK “Osllomej”

0

Kërçovë, 13 shkurt – Me porosi “Duam të marrim frymë”, banorët e fshatit të Kërçovës Garani-Stellci, por edhe vendet e populluara të rrethinës sot pasdite nga ora 13:00-15:00 në vendin “Gara” e bllokojnë rrugën rajonale Kërçovë-Osllomej në shenjë proteste sepse në afërsi të zgafellave dhe në vetë zgafellat prej ku më parë është derdhur qymyri për nevojat e minierës “Osllomej” hidhen mbeturina nga NPK “Komunalec”.

“Protesta është kundër deponimit të pakontrolluar të mbeturinave në këtë deponi, e cila nuk është legale. Kjo deponi gjenden në liqenin Osllomej, në afërsi të lumit Tuhin. Me atë kjo deponi ndikon në shëndetin jo vetëm të banorëve të këtij fshati por edhe tërë rajonit të komunës Osllomej por edhe vetë qytetin e Kërçovës. Ky është problem për të gjithë ne të cilët jetojmë te këto zgafella të hapura të pakontrolluara të paligjshme. Ne si organizatorë të protestës kërkojmë deponia urgjentisht të pastrohet dhe kompetentët të ndalojnë çfarëdolloj qasje te ajo për anulim të mbeturinave”, thotë kryetari i bordit për protestat Shaip Dervishi.

Paralajmëroi se nëse nuk ndërmerret asgjë, do ta bllokojnë rrugën rajonale Kërçovë-Osllomej deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Nga Komuna e Kërçovës thonë se së shpejti do të dalin me qëndrim zyrtar. (koha.mk)

Comments are closed.