Në Washington është mbajtur një protestë kundër muslimanëve, që për qëllim kishim parandalimin e krimeve që ndodhën kohëve të fundit, ku u akuzuan se grupe të ndryshme që i përkasin besimit islam i kishin kryer ato. Mirëpo, kjo protestë nuk shkoi siç pritej, pasi një grua me hixhab, u doli para duke qeshur, transmeton Gazeta Metro.
Gruaja e cila quhet Shaymaa Ismaa’eel po merrte pjesë në konventën e “Islamic Circle of North America” në Washington kur u përball me një grup protestuesish anti-myslimanë jashtë ndërtesës. Në një nga pankartat që mbanin burrat në dorë shkruhej: “Islami është feja e gjakut dhe vrasjeve”.
Në vend që t’i shpërfillte apo të përballej me burrat, siç bënë të tjerët, 24-vjeçarja vendosi që të protestonte edhe vetë duke bërë shenjën e paqes me gishta dhe duke buzëqeshur. Ajo bën me gishta shenjën e paqes, para protestuesve anti-myslimanë është bërë virale në mediat sociale. Fotograftë e saj janë shpërndarë si një mesazh shprese, paqje dhe dashamirësie mes njerëzve.