Tetovë, 27 nëntor – Në Tetovë protesta e quajtur “Protestë tani që të mos bëhet shumë vonë” e VMRO-DPMNE-së si reagim i intervistës së kryeministrit Zoran Zaev u mabjt me parakalim të automjeteve nëpër qytet. Kolona u nis prej para kompleksit të Tetovës “Tetovçanka” pas çka automjetet kanë lëvizur në qendër të qytetit tek Përmendorja e revolucionit.
“Sot jemi këtu në Tetovë në Republikën e Maqedonisë për të dhënë mesazh deri tek të gjithë të cilët falin për të bërë pazar me dinjitetin tonë. Se populli i Maqedonisë së Veriut është popull miqësor, populli i Maqedonisë së Veriut është popull krenar, por gjithashtu se populli i Maqedonisë së Veriut është popull i guximshëm dhe nuk do të lejojë të poshtërohet. Ne nuk do të lejojmë të shkelet mbi viktimat dhe veprat e paraardhësve tanë të revolucionarëve të Ilindenasve por edhe mbi veprat e partizanëve dhe heronjve nga Lufta antifashiste çlirimtare popullore e Maqedonisë”, theksoi deputeti Aleksandar Veljanovski.
Ai bëri thirrje në bashkim të të gjithë qytetarëve.
Protesta të VMRO-DPMNE-së janë mbajtur edhe nëpër qytete të tjera nëpër vend.