Tifozët e klubit anglez Leyton Orient do të protestojnë për të dytën herë brenda pak kohe kundër pronarit të klubit, Francesco Becchetti, biznesmenit që është i akuzuar nga Prokuroria e Shqipërisë për mashtrim, falsifikim dhe pastrim parash, përcjellë Gazeta Metro. Ekipi pothuaj e ka të sigurt rënien nga liga e tretë angleze – League Two, dhe për këtë fajtor e konsiderojnë pikërisht presidentin e klubit. Në ndeshjen e fundit tifozët vërshuan fushën e lojës të pajisur me banderola që bartnin mesazhe pakënaqësie ndaj Bechettit dhe Bordit Drejtues të klubit, për mungesë ndihme për mbetje në ligë.
Një grup i fansave ka bërë thirrje që edhe të shtunën e ardhshme, tifozët të mbledhin sa më shumë pankarta për të protestuar kundër biznesmenit italian. Mediat angleze raportojnë se stafi dhe futbollistët e kanë marrë rrogën e muajit mars tek para disa ditësh, e një pjesë e tyre nuk janë paguar ende. Vitin e kaluar një gjykatë në Londër e kishte refuzuar kërkesën shtetit të Shqipërisë për ekstradimin e Francesco Bechettit, në mënyrë që ky të përballej në proces gjyqësor me aktakuzat e ngritur ndaj tij në Shqipëri. Në anë tjetër Beccheti ka nisur tri padi në arbitrazhin ndërkombëtar kundër shtetit shqiptar, duke kërkuar dëmshpërblim 400 milionë euro për pasuritë e sekuestruara.