Disa qindra emigrantë sot kanë protestuar në Beograd, duke kërkuar që Evropa t’i hapë kufijtë. Protesta u mbajt para një depoje të vjetër në qendër të Beogradit, e cila është strehim i përkohshëm i qindra burrave dhe djemve fillimisht nga Afganistani dhe nga Pakistani. “Dëshirojmë që kufijtë të jenë të hapura sepse 90 për qind e njerëzve këtu janë të sëmurë”, deklaroi afgani, Ahmed Osmani. Demonstruesit mbanin pllaka “Liria e lëvizjes” dhe “Ju lutemi hapni kufijtë”. Rreth 7.000 migrantë janë vendosur në qendrat e refugjatëve në Serbi ose flenë në kampet e improvizuara në parqet edhe krahas temperaturave të ulëta.