Shkup, 8 qershor – Harmonizim i pagave në sektorin publik konform rritjes së pagës minimale dhe pagesë së K-15 në sektorin publik kërkuan Konfederata e Sindikatave të lira.
Kërkesat e veta KSL i shpalosi sot në marshin protestues në Shkup e cila filloi para Kuvendit dhe përfundoi para Qeverisë.
Kryetari i Sindikatës Bllagoj Rallpovski tha se janë kundër çfarëdo transferi të të punësuarve nga sektori publik në privat.
“Kërkojmë harmonizim të pagave në sektorin publik me rritjen e pagës minimale që për momentin është 25 për qind. Kërkojmë edhe pagesën e K-15 në sektorin publik pasi jemi të diskriminuar dhe nuk pajtohemi me transferin e të punësuarve nga sektori publik në privat”, ka deklaruar Rallpovski.
Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkovski ka thënë se do të përfshihen në protestën e KSL-së dhe kërkesës për rritje të pagës për 25 për qind në arsim. (koha.mk)