Gjenevë, 20 shkurt – Të paktën 600 jelekë të verdhë francezë sot janë mbledhur në Gjenevë para selisë evropiane të Kombeve të Bashkuara për ta dënuar brutalitetin e policisë franceze.
Protestat e jelekëve të verdhë kanë filluar në nëntor për shkak të rritjes së tatimit për karburantet dhe shpenzimet e larta për jetë, ku pastaj u shndërruan në revoltë të përgjithshme kundër presidentit Emanuel Makron, përcjellë gazeta KOHA.
Organizatori Nikolas Molier tha se protestuesit shpresojnë se do ta tërheqin vëmendjen e përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara.
“Franca duhet të përgjigjet. Disa viktima kanë humbur sy, disa dorë apo këmbë”, tha Molier.
Protestat e jelekëve të verdhë ndonjëherë ishin shënuar me dhunë. Sipas rezultateve të anketës që e zbatoi “Elabe”, ndërsa ishin publikuar javën e kaluar, 56 për qind e francezëve dëshirojnë që protestat javore të përfundojnë.(koha.mk)