Sarajevë, 24 shtator – Në Sarajevë sot u mbajt protestë e qetë e familjeve të grave dhe fëmijëve që gjenden në kampet në Siri, ku kanë shkuar për t’iu bashkangjitur islamistëve radikal, ndërsa përfaqësuesit e tyre mbajtën takim me ministrin e sigurisë së BeH-së, Selmo Cikotiq.
Familjet e të pranishmëve në protestë gjenden në kampet Al-Hol dhe Al-Roj në Siri dhe duan të kthejnë vëmendjen e organeve shtetërore drejt kthimit të tyre në Bosnja e Hercegovinë, sepse kushtet ku qëndrojnë janë shumë të këqia, ndërsa informata për kthimin e tyre të mundshëm nuk ka.
Në kampet e refugjatëve në Siri ende ka qindra qytetarë të Bosnja e Hercegovinës, ndërsa ministri për Siguri i BeH-së, Selmo Cikotiq, sot konfirmoi se do të kthehen në vendin e tyre. Cikotiq e publikoi këtë pas mbledhjes në Sarajevë me disa anëtarë të familjeve të shtetasve boshnjak të cilët paraprakisht kanë shkuar në Siri t’u bashkangjiten islamistëve radikal”, kumtoi Ministria e Sigurisë së BeH-së.
Para mbledhjes, anëtarët e familjeve protestuan para Parlamentit në BeH për të përkujtuar në kërkesat paraprake që shteti t’u ndihmojë në zgjidhjen e statusit të familjarëve të tyre të cilët jetojnë në kushte ekstreme.
Qytetarët e BeH-së të cilën u gjetën në Siri gjatë mposhtjes së grupit terrorist “Shteti Islamik” janë akomoduar në kampet Al-Hol dhe Al-Roj, ndërsa sipas informatave të arritshme, tani atje ka së paku 70 fëmijë dhe 29 gra.
“Ministria e Sigurisë së BeH-së, në pajtim me autorizimet e saj, bën gjithçka që është e mundur që të sigurohen të gjitha kushtet e nevojshme për kthim dhe pranim të qytetarëve në BeH nga Siria, veçanërisht të grave dhe fëmijëve, sa më shpejtë që është e mundur”, tha Cikotiq.
Kthimi i shtetasve të BeH-së të robëruar në Siri dhe Irak filloi në dhjetor të vitit 2019 në bashkëpunimi me autoritetet amerikane, me shtatë të cilët janë procesuar, janë kthyer gjashtë gra dhe 11 fëmijë, por gjithë operacioni ishte ndërprerë për shkak të pandemisë me koronavirusin e ri.