Shkup, 4 shkurt – Selaniku tregoi, tani është radha e Athinës të thotë: Maqedonia është një dhe është greke, porosisin organizatorët e protestës së caktuar për të dielën, në video spotin zyrtar të publikuar në rrjetet sociale. Organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve në mënyrë masive të dalin në sheshin qendror Sintagma në Athinë, para parlamentit grek.
“Greke dhe grekë, maqedonas dhe maqedonase, të gjithë në Athinë të dielën, më 4 shkurt, të gjithë në sheshin Sintagma në mesditë. Atje, para Parlamentit do ta shprehim dëshirën tonë. Jo për termin Maqedoni në emër të fqinjëve, jo për nenet irredentiste në Kushtetutën e Shkupit. Selaniku, tregoi, në rend është Athinë të thotë: Maqedonia është një dhe është greke”, bëjnë thirrje organizatorët përmes video spotit.
Në rrjetet sociale publikohen informata për të gjithë qytetarët që nga tërë Greqia duan të marrin pjesë në protestën në Athinë, lista me autobusë me itinerarë nga çdo qytet grek, persona për kontakt dhe çmime, nëse transporti nuk është falas. Çmimet janë me lirim në raport të biletave të rregullta të autobusëve, ndërsa i njëjtë është rasti edhe me çmimet e biletës për traget nga Kreta. Grekëve nga ky ishull u ofrohet 50 për qind lirim. Sipas organizatorëve, nga Selaniku për në Athinë në çdo pesë minuta do të niset nga një autobus.
Pritjet në Greqi, lajmëron korrenspondenti i MIA-s nga Athina, janë se protesta të dielën, mund të jetë shumë më masive se ajo në Selanik e mbajtur më 21 janar. Sipas kumtesës zyrtare të policisë greke, atëherë në rrugët e qytetit grek dolën 90 mijë qytetarë, gjë që shkaktoi reagime si nga mediat, ashtu edhe nga organizatorët se autoritetet zyrtare kanë kumtuar numër dukshëm më të vogël se ai i saktë. Organizatorët presin se të dielën, në Athinë do të mblidhen mbi një milion qytetarë.
Në pjesën më të gjerë të qendrës së Athinës, në rrugët e rrethinës që çojnë drejt Parlamentit grek dhe sheshit Sintagma, organizatorët do të vendosin autoparlantë.
Deri tani, protestën publikisht e përkrahën: Kisha ortodokse greke, partitë politike Demokracia e Re, Grekë të pavarur dhe Lidhja e centristëve, kompozitori grek Mikis Teodorakis, por edhe Lidhja e komunave të Greqisë.
KOG, të dielën do të marrë pjesë me tre përfaqësues, anëtarë mitropolitë të Sinodit të shenjtë, të cilët qytetarëve do t’ua lexojnë kumtesën dhe vendimin e Sinodit për mospranim të terminit Maqedonia dhe fjalët e kryera në emër, por edhe aspektin kishtar të tërë çështjes.
Deputetët nga Demokracia e re opozitare, publikisht, përmes mediave greke, porositën se me pjesëmarrjen e tyre në qendër të Athinës, do ta mbështesin protestën.
Partneri i koalicionit në Qeverinë greke, Panos Kamenos, tha se anëtarët e partisë së tij si qytetarë të lirë do të marrin pjesë në protestën për “Maqedoninë” sepse qytetarët grekë “i shprehin pozitat kombëtare dhe ju ndihmojnë negociatave”. Ai të dielën, megjithatë nuk do të jetë në Athinë dhe prandaj nuk do të marrë pjesë, por familja e tij do të jetë në protestë.
Kompozitori grek Mikis Teodorakis do të jetë folësi kryesor i protestës, pasi e pranoi porosinë e organizatorëve dhe ose drejtpërdrejtë ose përmes porosisë së regjistruar do t’ju drejtohet qytetarëve.