Prishtinë, 14 dhjetor – Persona të kombësisë serbe janë mbledhur sot në Mitrovicë të Veriut në protesta për shkak të formimit të Ushtrisë së Kosovës.
Në tubimin të organizuar para selisë së UNMIK-ut në pjesën veriore, protestuesit në mënyrë simbolike e varrosën Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të KB-së, sepse, sipas tyre, ajo është anuluar me vendimin e sotëm të Kuvendit të Kosovës për transformimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri.
Qytetarët e mbledhur në Mitrovicë kanë protestuar edhe kundër takës prej 100 për qind të prodhimeve serbe në Kosovë.