Algjeri, 26 mars – Rreth 2.000 njerëz u tubuan sot në qendër të Algjerisë, duke kërkuar dorëheqje nga presidenti i shtetit, Abdelaziz Buteflika, me çka vazhduan protestat të cilat me javë mbahen në vend.
“Sistemi duhet rrëzuar”, tha Bekaçem Abidi (25), një prej mijëra protestuesve.
Analistët vlerësojnë se një prej faktorëve seriozë të protestave është armata, e cila mund ta ndryshojë situatën dhe të vihet si kompetente për vendosjen për atë se kush do të qeveris me vendin, por tani për tani ajo është e vendosur.
Buteflika (82), i cili rrallë paraqitet në opinion pasi para pesë vitesh pati sulm në tru, javën e kaluar iu përgjigj kërkesave të protestuesve dhe premtoi se nuk do të kandidohet për mandatin e pestë.
Megjithatë, Buteflika tha se do të mbetet president derisa nuk sillet Kushtetua e re, me çka e vazhdoi mandatin e tij presidencial.
Ky hap edhe më tepër i zemëroi algjerianët, ndërsa shumë aleatë të tij, anëtarë të partisë në pushtet, liderë të sindikatave dhe oligarkë, u kthyen kundër tij.