Barcelonë, 11 shtator – Spanjës i paraprin vjeshtë e stuhishme, qindra mijë katalanas sot do të dalin në protesta për mbajtje të referendumit për pavarësi, ndërsa Qeveria spanjolle përpiqet në të gjitha mënyrat ta ndalojë ndarjen, shkruan “Dojçe Vele”. “Dojçe Vele” thekson se nga vitit 2012 deri tani qindra mijë qytetarë protestojnë, duke kërkuar pavarësi të Katalonjës. Këtë vit protestuesit do të mblidhen në dy rrugë qendrore në Barcelonë të cilat kryqëzohen dhe në këtë mënyrë e simbolizojnë “x” e madh zgjedhor. Tubimi i sivjetmë është në shenjë të referendumit të planifikuar. Rajoni autonom spanjoll më 1 tetor dëshiron të vendosë për pavarësinë e saj në referendum, të cilin Gjykata Kushtetuese në Madrid në procedurë të shpejtë e vlerësoi si ilegale. Edhe krahas kundërshtimit të ashpër të opozitës dhe Qeverisë spanjolle, Parlamenti katalanas të mërkurën e kaluar e miratoi ligjin e nevojshëm për mbajtje të referendumit. “Dojçe Vele” shkruan se disponimi është i mirë mes komplotistëve të referendumit, edhe krahas krizës në vend të shkaktuar nga debati për pavarësi, por edhe krahas pasojave të cilat u kanosen të papërgjegjshmëve politikë. Prokuroria Publike Spanjolle me ndihmën e policisë insiston t’i pengojë përgatitjet për referendum dhe kërcënohet me padi për mosbindje, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe shpenzime të mjeteve publike. Për këtë në Spanjë janë paraparë dënime. Megjithatë, qeveria katalanase nuk heq dorë. Qeverinë rajonale katalanse, megjithatë nuk e shqetësojnë problemet ligjore. Ajo paralajmëroi se në rast se referendumi kalon mirë, dy ditë më vonë do të shpallë pavarësi, ndërsa është e vetëdijshme për peshën të cilën e kanë reagimet ndërkombëtare.