Berlin, 13 tetor – Dhjetëra mijëra kurdë dje demonstruan nëpër tërë Evropën kundër ofensivës ushtarake turke në Sirinë veriore, ndërsa protesta u mbajtën në Francë, Suedi, Greqi, Gjermani, Austri, Zvicër.
Në Keln u tubuan 10.000 njerëz, të cilët mbanin flamuj me simbolet e Njësive kurde për mbrojtje të popullit dhe Rozhava, përkatësisht “Kurdistani sirian”, duke kërkuar ndërprerje të ofensivës turke, vendosje të zonës së ndalimit të fluturimeve dhe ndërprerje të shitjes së armëve për Turqinë.
Demonstruesve iu bashkangjitën edhe grupet majtiste gjermane, ndërsa kurdët protestuan edhe në qytete të tjera, përfshirë Hamburgun, Berlinin dhe Munihun.
“Së bashku si një, populli kurd u bashkua”, brohoritnin demonstruesit në Keln, duke e quajtur presidentin turk Rexhep Taip Erdogan “terrorist” dhe “vrasës të fëmijëve”.
Disa mijëra kurdë dhe aktivistë majtistë demonstruan edhe në Selanik të Athinës. Rreth 1.000 demonstrues u tubuan në Selanik, ku djegën fotografi të presidentit turk Erdogan dhe mbanin pankarta me shkrimin “Ku është KB?”
Sipas vlerësimeve të policisë, në kryeqytetin grek u tubuan deri 2.000 kurdë dhe aktivistë të tjerë, të cilët marshuan drejt ambasadës turke, por u ndaluan nga policia për t’iu afruar ndërtesës.
Mijëra qytetarë protestuan edhe në Paris për mbështetje të kurdëve, ndërsa për shkak të operacionit turk në Siri, qëllimi i të cilit janë vatrat kurde. Pjesëmarrësit e demonstratave, të mbajtura në Sheshin e Republikës në Parisin lindor, paralajmëruan se ofensiva turke mund të shkaktojë jetësimin e të ashtuquajturit Shtet islamik.
Protesta u mbajtën edhe në Austri dhe Zvicër.