Edhe sonte para kuvendit të Maqedonisë u protestua në kundërshtim të Marrëveshjes Maqedoni – Greqi, për emrin.
Një numër shumë i vogël protestuesish u vendosën para Kuvendit, duke protestuar, siç thonë, në mbrojtje të emrit dhe kundër Marrëveshjes me Greqinë. Ata përdorën ulëse dhe parulla, ndërsa lëshojnë këngë të tilla si “mallkuar qofshin tradhtarët”.