Përfaqësues të shoqatave të ndryshme maqedonase janë duke protestuar para ndërtesës së Kuvendit kundër ligjit të gjuhëve si dhe zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë. Protesta po mbahet në kohën kur në Kuvend po shqyrtohet në lexim të tretë Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, i cili nuk u firmos nga presidenti Ivanov dhe u ridërgua në Kuvend për rishqyrtim. Protestuesit gjithashtu, po nënshkruajnë edhe një peticion kundër qeverisë aktuale./alsat/