Kumanovë, 14 nëntor – Disa të rinj nga qyteti i Kumanovës në mënyrë paqësore kanë shprehur revoltën e tyre para godinës së Komunës së Kumanovës për shkak të mos vendosjes së flamurit shqiptarë në godinën komunale me rastin e 500 vjetorit të qytetit, raporton KOHA.
Protestuesit kreut të komunës së Kumanovës, i dorëzuan edhe një letër me të cilën e përkujtojnë atë se e ka obligim ligjorë që të respektojë edhe flamurin shqiptarë në raste të tilla. (koha.mk)