Prishtinë, 27 nëntor – Protesta e serbëve të Kosovës në veri të Mitrovicës, e organizuar për shkak të taksës prej 100 për qind për importin e prodhimeve nga Serbia, të cilën e vendosi Qeveria e Kosovës, kaloi qetë dhe pa incidente, lajmëron korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.
Sipas raporteve në media, në protestë morën pjesë disa mijëra qytetarë, kryesisht banorë të pjesës veriore të Mitrovicës, ndërsa para pjesëmarrësve fjalim kishte kryetari i kësaj komune Goran Rakiq.
Ai bëri të ditur se, së bashku me kryetarët e tre komunave tjera me shumicë të popullatës serbe në veri të Kosovës – të Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit – kanë dhënë dorëheqje nga funksionet dhe i ndërprenë të gjitha marrëdhëniet me autoritetet në Prishtinë, deri në tërheqjen e vendimeve për taksa drejtë Serbisë.
“Dëshirojmë të dërgojmë porosi të qartë deri te mediat, Prishtina dhe Brukseli se këto protesta janë të qeta dhe nuk do të dëshiroja që kushdo qoftë t’i nxjerrë nga kontesti”, tha Rakiq, duke theksuar se “prej sot nuk funksionon asnjë sistem i Prishtinës” në veri të Kosovës.
Burime nga policia e Kosovës në deklarata për mediat konfirmuan se në protestat e sotme nuk kishte incidente.