Protesta në Tiranë kryesisht përfundoi qetë

Tiranë, 5 mars 2019 – Mijëra protestues të cilët e mbështesin opozitën shqiptare sot e kanë rrethuar godinën e Parlamentit në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme, përcjellë gazeta KOHA.

Disa nga protestuesit kanë hedhur pishtarë dhe kanë djegur goma, por protesta, megjithatë, ka përfunduar qetë.

Godina e Parlamentit ishte rrethuar me tela me gjemba, ndërsa e kanë ruajtur qindra policë.

Mediat shqiptare informuan se secili që dëshiron nëpër “zonën e ndaluar” patjetër policisë t’i tregojë dokument për identifikim.

Gjithashtu, policia nuk lejoi që mediat të hyjnë në godinën e Parlamentit, që të mos munden të takohen me anëtarët e Partisë Socialiste në pushtet.

Deputetët e Partisë Demokratike opozitare dhanë dorëheqje, ndërsa opozita premtoi se do të mblidhet para Parlamentit gjithmonë kur do të ketë seancë.

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për dialog me opozitën, por tha se nuk do të negociojë për demokraci, parlamentarizëm dhe për mandatin i cili është marrë nga shumica e qytetarëve.

Opozita nuk i ka dëgjuar thirrjet e Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe organizatave ndërkombëtare të bisedojnë me kundërshtarët e tyre politikë.

Partia Socialiste në pushtet ka 74 deputetë në Parlament nga gjithsej 140 vende.(koha.mk)