Rrugët e Stokholmit të Suedisë u mbushën me protestues. Shumë njerëz kanë dalë të shprehin zemërimin e tyre për dhënien e çmimit Nobel për Letërsinë autorit Peter Handke, transmeton gazeta KOHA.
Shkrimtari austriak që e përkrahu gjenocidin ndaj shqiptarëve, e mori të martën këtë çmim.
Handke ka qenë një mbështetës i vendosur i serbëve dhe ka mohuar që masakra e 8 mijë myslimanëve boshnjakë në qytetin e Srebrenicës ishte gjenocid.
Lidhur më këtë shpërblim për Handken edhe mjekja suedeze Christina Doctare e ka kthyer prapa çmimin Nobel të fituar në vitin 1988.
Derisa një anëtar i komitetit që propozon kandidatë për çmimin dha dorëheqjen nga posti i tij.
Ceremonia u pasua nga një bojkot nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe vende të tjera.
Edhe presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka reaguar ndaj ndarjes së çmimi Nobel për shkrimtarin austriak .
Në fjalimin e tij për Ditën e të Drejtave të Njeriut, i pari i shtetit turk deklaroi se “Dhënia e Çmimit Nobel në Letërsi një personi racist që mohon gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë dhe mbron kriminelët e luftës nuk do të ketë kuptim tjetër përveç shpërblim të shkeljeve të të drejtave të njeriut. (koha.mk) Photo: Jonas Ekströmer/TT