Madrid, 13 janar – Përderisa koalicioni i majtë, i Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Pedro Sançez, hyri në kabineti, dhjetëra mijëra spanjoll mbrëmë dolën në rrugë, duke u frikësuar për “shpërbërjen” eventuale të Spanjës.
Partia Socialiste Punëtore e Spanjës (PSPS) dhe partia më e vogël e majtë Unidas Podemos, mbrëmë mbretit Filipi i Gjashtë, ia prezantua ministrat e tyre pasi arritën shumicë të ngushtë në Kuvend, javën e kaluar. Për këtë Qeveri votuan 167 deputetë, ndërsa 165 u deklaruan kundër, kryesisht deputet nga e djathta.
Sançezi i cili është në pushtet është nga qershori i vitit 2018, fitoi mandat të ri pasi që 18 deputetë për pavarësinë e provincave katalanase dhe baske, u deklaruar të përmbajtur. Ata nuk votuan pasi që Sançezi iu premtoj bisedimi për të ardhmen e Katalonjës, provincë e banuar nga 7.5 milionë njerëz.
Dhjetëra mijë spanjoll dolën mbrëmë në protestat të koordinuara kundër Qeverisë, në të cilën për herë të parë Unidas Podemos, partia e vetme e madhe, e cila i dha mbështetje referendumit për pavarësi të Katalonjës.
Kryeministri Sançez, me të majtën Republikane katalanase, partia më e madhe për pavarësi të Katalonjës, arriti Marrëveshje për negociata. Republikanët katalanës paralajmëruan se do të bisedojnë për gjithçka, përfshirë edhe “vetëpërcaktimin”.
Protestuesit paralajmëruan mbledhje të reja “Për Spanjë të bashkuar”.
Spanja javën e kaluar, pas 80 viteve e fitoi Qeverinë e parë me koalicion. Ndërsa, ministrat e rinj sot do t’i marrin pozitat e tyre.