Pak më shumë se 500 persona dje kanë dalë në protestën e thirrur nga Forcave të Bashkuara Maqedonase dhe shoqatës “Tvrdokorni” para Kuvendit të Maqedonisë. Ata protestuan kundër miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, të cilin e konsiderojnë si ligj për gjuhën shqipe dhe si proces drejt dygjuhësisë dhe rrezikimit të Maqedonisë së shtet. Sipas tyre është e paqartë që gjuha shqipe të jetë zyrtare në Gjevgjeli, Vallandovë, Strumicë, Koçan, Shtip, Radovish, Berovë, Kriva Pallankë, dhe ata gjithashtu thonë se qeveria e cila ka premtuar debate për çdo gjë, tani po suspendon demokracinë duke shtyrë ligjin me flamur evropian. Pas përfundimit të protestës, demonstruesit i vunë flakën edhe flamurit të Bashkimit Evropian